fbpx

Figura e artistes së njohur shqiptare bëhet statuje prej dylli në Stamboll

nga Revista Kosovarja

Artistja me origjinë nga Kosova e popullaritet botëror, Dua Lipa së fundmi është nderuar me një statujë tjetër prej dyllit – kësaj radhe në Stamboll të Turqisë.

Madame Tussauds Istanbul e ka zbuluar statujën prej dyllit, ku Lipa shihet e veshur me një nga kostumet që ajo ka veshur përgjatë turneut “Future Nostalgia”.

Stambolli mbetet vetëm qyteti i fundit që shfaq një statujë prej dylli të yllit të hitit “Houdini”.
Me Duan-n nga dylli fansat mund ta të pozojnë për fotografi edhe në vende të tjera duke përfshirë Londrën, Orlandon e Singaporin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]