fbpx

Lazim Destani: Muaji i shenjtë i Ramazanit të jetë udhërrëfyes për të mirën, për fe e atdhe!

nga Revista Kosovarja

Filantropi dhe afaristi i njohur edhe ndërkombëtarisht, Lazim Destani , ka uruar besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Destani uron që Zoti t’i pranojë lutjet e besimtarëve dhe t’i shpërblejë me të mira në familjet e tyre, e në përfundim të këtij muaji premtimi i Krijuesit të shkëlqejë për gjithë trojet shqiptare.

Mesazhi i plotë:
Të dashur miq!
Besimtarët muslimanë nisin sonte muajin e madherueshëm të agjërimit, gjatë të cilës ata i afrohen Krijuesit të tyre me lutje dhe sakrificë.
Uroj që Zoti të pranojë adhurimin e tyre dhe t’ua shperblejë me më të mirat familjet e tyre dhe vendin e kombin tonë.
Lutem gjithashtu, që në përfundim të këtij muaji premtimi i Krijuesit -lehtësimi që vjen pas veshtirësisë – të shndërrisë të gjithë shqiptaret kudo që janë
Përjetim sa më përmbushës të sakrificës, agjërim të lehtë e të pranuar!
Ky muaj i madhërishëm nxit të jemi të gatshëm të bëhemi më humanë dhe udhërrëfyes për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]