fbpx

Filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, i bën surprizë Enver Idrizit

nga Revista Kosovarja

Filantropi dhe biznesmeni i njohur me renome ndërkombëtare, Lazim Destani, nga Malësia e Tetovës, e që jeton e vepron në Gjermani, i bëri një surprizë legjendës së gjallë, kampionit botëror të karatesë, Enver Idrizit, duke e shpallur ambasador të Diasporës Shqiptare.

Lazim Destani, duke e vlerësuar lart rolin dhe kontributin kombëtar të kampionit botëror Enver Idrizi, e ka ftuar mysafir special në rezidencën e tij, duke i dhuruar një dhuratë speciale si surprizë.

Ai e shpallë Enver Idrizin ambasador të Diasporës Shqiptare, me një dhuratë modeste – me një pako të Skënderbeut.

Qëllimi i z. Destanit ishte që Enver Idrizit t’i bëj një surprizë, pas gjithë sukseseve të tij të deritashme dhe mirënjohjesh që iu dhanë atij nga institucione kombëtare dhe personalitete të larta, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria e Maqedonia, e së fundi edhe nga Kroacia, duke i dhënë titullin “Legjendë e karatesë e të gjitha kohëve”.

Ai e shpalli Enver Idrizin ambasador të Diasporës Shqiptare, me arsyetimin se “asnjë ministër apo president në 20 vjetët e fundit nuk do kishte mundur të bënte më shumë sesa Enver Idrizi për Atdheun tonë, duke ngritur imazhin e kombit dhe të sensibilizimit të çështjes së Kosovës dhe asaj mbarëshqiptare në arenën ndërkombëtare.

Dhe, për këtë mirënjohje të lartë nga Lazim Destani, Enver Idrizi e falënderon posaçërisht për
mikpritjen, vlerësimin dhe mirënjohjen…

Konkretisht thotë:

“Sot kam marrë një dhuratë shumë interesante dhe të çmuar për mua, një kuti të limitume për Cuba-Cigaro, ku aktori shumë i njohur, Blerim Destani, i ka bërë brend Cigarot nga kompania e vet me emrin e babait të tij, LAZIM DESTANI, ku janë bërë vetëm 100 copë.

Me këtë rast, pata nderin ta marrë dhuratën nga një familje bujare, patriotike dhe humane që bën dhe po bënë gjithmonë për trojet shqiptare.

Zoti e bekoftë Lazim Destanin! Zoti i bekoftë Nazifin, Blerimin dhe Selimin, të cilët janë bërë shembull për të gjithë shqiptarët në Gjermani dhe në Perëndim, kudo që jetojnë ata!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]