fbpx

Fileto peshku me kunguj dhe krem misri

nga Revista Kosovarja

Është një recetë tipike e stinës dhe i përmban të gjitha pa qenë nevoja ta konsumoni as me brumëra të tjera, për shkak të pranisë së kremit të misrit e as me perime sepse mjafton kungulli. Nga ana tjetër, peshku, nuk ka se si të bëhet më i shijshëm.

Nga Alessandro Gianpietro Fotografia Armand Habazaj

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
1 levrek 350g, 400g kungulleshka, 200g domate, 400g misër, 3 thelpinj
hudhre, ½ gotë verë të bardhë, 5 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper.

PËRGATITJA:
Pasi e pastrojmë levrekun, e shfiletojmë. I heqim lëkurën, e presim në kubikë të vegjël dhe e lëmë mënjanë. Presim kungulleshkat sipas dëshirës, domatet në kubikë, majdanozin e grijmë hollë dhe të gjitha i lëmë mënjanë.

Në një tigan, nxehim vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës derisa të zverdhen, i heqim dhe po aty shtojmë kungulleshkat e prera. I skuqim në zjarr të fortë dhe shtojmë domatet e prera. I përziejmë here pas here dhe i lëmë deri sa të krijojnë një masë homogjene. Shtojmë copat e levrekut dhe pas dy-tre minutash i shuajmë me verë të bardhë.

Shtojmë kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin e misrit. Kullojmë misrin nga kutitë dhe e shpëlajmë, e hedhim në mikser së bashku me një lugë vaj ulliri, kripë e piper dhe e miksojmë që të mos ketë copa të pa grira. Të gjithën e kullojmë në një sitë dhe e kemi gati. Vendosim kremin e misrit si shtrat dhe sipër tij përgatitjen e perimeve dhe levrekut. E zbukurojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]