Në puntatën e sotme, Filloreta i është përgjigjur pyetjeve të publikut.
Thuajse të gjitha pyetjet që iu adresuan kishin të bëjnë me Mevlanin, shkruan Indeksonline.
Ajo u shpreh se është mërzitur me sjelljet e gjestet e Mevlanit, dhe nëse mes tyre nuk do të ketë diçka më shumë do të largohet nga programi.
Gjithashtu u prek tema edhe për Ledianën, duke I thënë se nëse Mevlani nuk arriti të përshtatej me të nuk do të përshtatet as me Filloretën.
Në këtë situatë, Filloreta vendosi të refuzojë vallëzimin me Mevlanin.
Pyetje: Mevlani e ka Efin mos u lodh ta bësh për vete
Filloreta: Edhe unë e kam dyshimin. Mendoj se nuk jam në vendin e duhur.
Pyetje: Përse nuk e tërheq deklaratën?
Filloreta: Nuk e heq deklaratën derisa ta shoh të arsyeshme.
Pyetje: Pse prekesh për Mevlanin?
Filloreta: Përderisa jam deklaruar më ndikon gjithçka. Mos më merr kohën nëse nuk ke interes. Po patë pëlqim aq të madh për Efin dhe nuk sheh asgjë te unë më thuaj dhe të largohem.
Pyetje: Nëse nuk u përputhe me Ledjanën nuk do përputhesh me Filloretën.
Filloreta: Nuk di në mendjen e tij nuk jam nuk e di se çfarë bëhet me të është një përgjigje që do kohën e vet.
Mevlani: Janë të shkruara gjërat.
Bora: A do të bëhet kërcimi apo jo?
Filloreta: Jo
Mevlani: Unë do e ftoja nëse do donte ok, nuk e bëj dot me zor.
Filloreta: E bëj se Mevlani nuk është afruar me mua fare dhe nuk është i përfshirë me mua dhe kjo po ndikon shumë keq.