fbpx

Finalistët e “Big Brother” janë të paracaktuar?! Shikoni 4 emrat e përfolur

nga Revista Kosovarja

Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”.

Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre, duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.

Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video ku thuhet se katër finalistët do të jenë: Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë të përhapet gjithë andej, ashtu si me çdo teori tjetër që qarkullon rreth “Big Brother”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]