fbpx

Fisnik Syla shfaqet nga villa e tij luksoze, po a ka diçka të re në dashuri?

nga Revista Kosovarja

Ndërkohë që showbizi ende merret me ish lidhjen e tij, vetë biznesmeni Fisnik Syla po jeton për “shtatë palë qejfe”.

Duket se këtë verë po e shijon në maksimum me udhëtime dhe në luksin e viles së tij ku shihet shpesh.

Kushdo që e ndjek biznesmenin Fisnik Syla në rrjete socile, do ta krijoi bindjen sikur ai gjatë gjithë kohës është me pushime.

Një jetë luksi e lakmuar nga shumë kush kjo, por vetë biznesmeni thotë se në shumë nga këto udhëtime është edhe për punë.

Fisnik Syla që njihet e përflitet shpesh edhe për jetën private, thotë se është tejet i angazhuar në bizneset familjare të fushës së hotelerisë dhe gastronomisë, ndërkohë që së fundi merren edhe me patundshmëri.

A ka diçka të re në jetën sentimentale të biznesmenit? Siç duket, ai më nuk dëshiron të japë të dhëna dhe detaje nga ky aspekt, i cili megjithatë medias rozë i intereson shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]