fbpx

Fisniku është i irrituar me femrat që përpiqen të marrin emër në krah të tij

nga Revista Kosovarja

Biznismeni tashmë i njohur Fisnik Syla, ka qenë shumë herë i përfolur në mediat rozë për jetën e tij private, shkruan Kosovarja.

Në kohën e fundit po përflitet se ishte në lidhje të re me një moderatore nga Shqipëria – gjë të cilën dyshja nuk e pohuan asnjëherë publikisht.

Megjithatë, në një mënyrë ose një tjetër, Fisniku duket se është i irrituar me femrat që përpiqen të marrin emër në krah të tij.

Ai përmes një statusi të publikuar në InstaStory, shkroi se nuk duhet të jesh në lidhje me të, në mënyrë që të kërkosh vëmendje.

“Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes; me keqardhje ju them se nuk do ta ketë atë rast”, shkroi Syla në InstaStory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]