fbpx

Fitore e re për Evropën/ Ja cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

nga Revista Kosovarja

2024 ka pak ditë që ka hyrë , por lista e pasaportave më të fuqishme është bërë e qartë.

Një analizë e të dhënave tregon se qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të sigurojnë hyrjen me ose pa vizë në 194 destinacione në mbarë botën, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Japonia dhe Singapori kanë qenë në vendin e parë për pesë vitet e fundit, por top pesëshja e sapoformuar është një ‘fitore’ për Evropën.

Finlanda dhe Suedia janë të lidhura me Korenë e Jugut për vendin e dytë, me 193 destinacione lehtësisht të arritshme, ndërsa Austria, Danimarka, Irlanda dhe Holanda vijnë të tretat (me 192 destinacione).

Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e katërt, ndërsa

Greqia, Malta dhe Zvicra janë në vendin e pestë. Australia dhe Zelanda e Re përmirësuan renditjen e tyre dhe tani janë në vendin e gjashtë së bashku me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]