fbpx

Fitorja beson në fitore: Do të kemi mbi 50 përqind të votave

nga Revista Kosovarja

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është shprehur e bindur se kjo lëvizje do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave nëse vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

Ajo ka thënë se për këtë fitore nuk beson lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili sipas saj shpreson të bëhet kryeministër.

“Gazetari i cili vete na tregon se GjK (Gjykata Kushtetuese) qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime të brendshme sipas tij nga GjK. Kah këto burime të brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojmë punën e pavarur të medies, e siç e tha edhe Liburni, mund të jetë tërësisht koincidencë që interesat e Kadri Veselit përputhen me atë që parashikon gazetaria e burimeve anonime.

Ne e dimë që do të jemi fitues mbi 50 për qind, por Kadri Veseli shpreson që jo. Pra, Veseli beson që LV-në nuk mundet me e ndalë, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50 për qind dhe mundet me u bë ai pastaj kryeministër”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]