fbpx

Fitorja është e Gjestit, por kush po ia mbanë paratë?

nga Revista Kosovarja

Në një intervistë ekskluzive për “E Diell”fituesi i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka deklaruar se krejt paratë janë të Eglit.

Në pyetjen e drejtuar nga gazetari Ronaldo Sharka se çfarë do të bëjë me 100 mijë eurot, Gjesti është përgjigjur se çekun e ka ajo dhe të gjitha paratë janë të sajat, duke lënë të nënkuptohet se ndoshta çmimin e madh e ka fituar për të dy – si për veten, ashtu edhe për Eglin.

Ndër të tjera, Gjesti tha se pas fitores do të kalojë kohë me familjen e tij dhe me të gjithë mbështetësit e tij që nuk kanë ndaluar së përkrahuri për rreth 6 muaj, në të dy edicionet e Big Brother, që ka qenë një fenomen i jashtëzakonshëm.

Në pyetjen e fundit nga gazetari Sharka, Gjesti u pyet nëse ka dalë i dashuruar, dhe përgjigjja e tij ishte e shkurtër, duke thënë: “Po, kam dalë i dashuruar.” Se a me Eglin apo me fitoren, këtë e di më së miri vetë ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]