fbpx

Fituesi i BBVIP Albania shpallet ne ashensor

nga Revista Kosovarja

Edhe shumë pak momente na ndajnë nga shpallja e fituesit të Big Brother VIP Albania, ku në dyshën e fundit, sipas të gjitha sondazheve, mund të jenë Gjesti dhe Rozana.

Në një video live në Instagram mes ish-fituesit të Big Brother 6, Anaid Kaloti, Tea Dupi dhe ish-banorit të Big Brother VIP 4, Indritit, Anaidi tregoi se shpallja e fituesit do të bëhet në një mënyrë që nuk e kemi parë më parë, ku dyshja e fundit do të hipin në dy ashensorë dhe do të tregohen se cili është fituesi.

Kjo mënyrë e shpalljes së fituesit rikthehet pas më shumë se 14 vitesh, ku në të njëjtën mënyrë është shpallur fituese Ermela Mezuraj në Big Brother 4.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]