fbpx

Fjalët e para të Trump pas betimit: Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan Donald Trump po e mban fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit, pasi u betua.

Ai u zotua se do ta vë “Amerikën në vend të parë”.

“Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha Trump në fjalimin e tij inaugurues.

Trump tha se do t’i japë fund armatimit të Departamentit të Drejtësisë.

“Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. Armatimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të marrë fund”, tha Trump.

Ndihmësit e tij kanë paralajmëruar se fjalimi i Trump do të jetë më pak “masakër amerikane” si në vitin 2017, por do ta pasqyrojë se sa ndryshe po e sheh ai presidencën dhe fuqinë e tij këtë herë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]