fbpx

Fjalimi emocional që kishte dhënë Albright: Ndonëse na ndan oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje

nga Revista Kosovarja

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Mirëpo, ajo në vazhdimësi e tregonte afërsinë që kishte me Kosovën, madje ndihmën e dhënë për kosovarët e cilëson si të arriturën më të madhe në veprimtarinë e saj, transmeton Klankosova.tv.

Teksa uroi Kosovën në 10-vjetorin e Pavarësisë, Albright pati shkruar se Kosovën dhe njerëzit e saj nuk i ka kurrë larg mendimeve.

“Mund të na ndajë një oqean, por Kosova dhe njerëzit e saj nuk janë kurrë larg mendimeve të mia. Urime dhjetëvjetorin e pavarësisë!”.

“Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit, me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës”, tha Albright në fjalimin e saj emocional për Kosovën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]