fbpx

Flet 21 vjeçarja me dy vagina: Seksi për mua është ose i këndshëm ose torturues

nga Revista Kosovarja

Një grua me dy vagina ka thënë se seksi për të është si ‘llotari’ pasi ajo kurrë nuk e di se si do të ndihet.

Reiley Davis thotë se s’mund ta imagjinojë nëse marrëdhënia seksuale do të jetë e këndshme ose jashtëzakonisht e dhimbshme për të.

21-vjeçarja shpjegoi: “Ka raste kur kam marrëdhënie seksuale dhe nëse përjetoj orgazmë kam dhimbje torturuese. Gjysma e orgazmave që kam janë të dhimbshme. Është e gjitha dhimbje deri në pikën ku më duhet të qetësohem për ta hequr qafe atë dhe duhen rreth dhjetë minuta që të largohet. Më duket sikur jam goditur 15 herë me thikë në bark deri në pikën ku duhet të ulem në një vend, të mbaj barkun dhe të shpresoj që ibuprofeni të ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Herën e parë që ndodhi ishte e frikshme. Mjekët më thanë se kjo ndodh ndoshta sepse kam dy mitra”, tha më tej ajo.

Ndërsa anomalia e rrallë i shkaktoi asaj periudha vuajtëse për vite me radhë, ajo përdor pilula për të shmangur menstruacionet.

Studentja e psikologjisë tha: “Menstruacionet e mia ishin dhimbja më e keqe e jetës time deri në atë masë që merrja qetësues të muskujve dhe ibuprofen çdo ditë, nuk mund të shkoja në shkollë, sepse kisha frikë nga dhimbja”.

“Unë shkoja në spital mjaft shpesh sepse kisha dhimbje torturuese dhe kur isha me menstruacione, ndihesha sikur po vdisja. Më dukej sikur zona ime e barkut ishte në zjarr”.

Reiley është paralajmëruar se gjendja e saj do të thotë se ajo mund të mbetet shtatzënë dy herë – me një fëmijë në njërën mitër dhe një të dytë në tjetrën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]