fbpx

Flet Bearti: ‘Dashuria e vërtetë ka rëndësi mbi gjithçka’

nga Revista Kosovarja

Përmes një video në Instastory, Beart Rexhepi flet të për herë të parë ekskluzivisht për të vërtetën e lidhjes së tyre të dashurisë me Tean, ku ndër të tjera pohon se pavarësisht të gjithave, dashuria është ajo që çdo herë fiton.

Beart Rexhepi, ylli i Shout ‘Përputhen’, para pak çastesh publikoi ne Instagramin e tij një video ku rrëfen ekskluzivisht për herë të parë rreth lidhjes së tij me bukuroshen Tea Trifoni.

Postimi i plotë i Beartit: “Përshëndetje gjithëve! E ndiej një detyrim për publikun që në emër timin dhe të Teas, të flas tani. Rrethanat erdhën t’iu them se atë që keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua, jemi bashkë! Por iu betohem me dorën në zemër se në tërë këtë historinë e Teas. Tea është e pafajshme. Tea është viktima e kësaj situate, dhe jo vetëm ajo. Por, me kohë do ta mësoni gjithë të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi që mbi gjithçka, është një dashuri e vërtetë, pse jo edhe më e bukura e gjithë dashurive. Faleminderit”.

Kujtojmë se Bearti tanimë, ka dalë hapur duke treguar në lidhjen e tij të bukur me bukuroshen Tea.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]