fbpx

Flet shoqja e Keisit, për lidhjen e Keisit me Lorencin

nga Revista Kosovarja

Frensi Danga shoqja e Keisi Medinit, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se nuk besonte te jetëgjatësia e raportit të saj me Kristin.

“Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike.”-tha ajo.

E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”. Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte.”

Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi, apo lidhje romantike?

“Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkë, profesioni i ka lidhur të dy.”-deklaroi shoqja e këngëtares.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]