fbpx

Flini me gojë të hapur? Ky zakon ‘shkatërron’ dhëmbët tuaj

nga Revista Kosovarja

Përveç pamjes jo të këndshme të dikujt që fle me gojën hapur, ky zakon paraqet rrezik për zgavrën e gojës e cila thahet dhe humbet efektin mbrojtës të pështymës.

Keni tendencë të flini me gojë hapur? Ky është një zakon që mund të jetë po aq i dëmshëm për smaltin e dhëmbëve sa edhe pirja e një sode me sheqer pak para gjumit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re zbuluan se kur goja lihet e hapur gjatë gjumit, pështyma thahet dhe mbrojtja antibakteriale e pështymës në gojë humbet. Ndërsa zgavra e gojës humbet efektin mbrojtës të pështymës, pH i gojës bëhet gjithnjë e më acid, gjë që favorizon zhvillimin e prishjes së dhëmbëve. Shkencëtarët vlerësojnë se dëmi që u bëhet dhëmbëve kur flemë me gojë hapur është i barabartë me dëmin që ndodh pas konsumimit të një pije me sheqer pak para gjumit.

Në kushte normale pH e gojës është 7.7, pra neutrale, shpjegojnë studiuesit. Por kur flemë me gojë të hapur pH-i i gojës bëhet më acid, 6.6, ndërsa tek disa pjesëmarrës gjatë eksperimentit përkatës pH arriti në 3.6.

Sipas studiuesve, problemi është më i rëndë shkaktohet tek dhëmbët e pasëm sepse aty goja thahet më shumë. Gjithashtu, problemi është më intensiv tek meshkujt pasi flenë më shpesh me gojë hapur në krahasim me femrat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]