fbpx

Florian Dushi s’ndalet, vazhdon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet

nga Revista Kosovarja

Drejtoria e udhëhequr nga Florian Dushi që nga ardhja në udhëheqjen e komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë disa aksione në zona të kryeqytetit duke tentuar të rikthejë rendin dhe pronat publike në shërbim të qytetarëve, të cilët po i mirëpresin dhe mbështesin punët që po i kryen ky drejtorat.

Ju kujtojmë se, ndryshimet e para pozitive të ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit, janë lirimi i hapsirave të uzurpuara, pastrimi i vendeve që ishin shndërruar në deponi mbeturinash dhe që janë bërë tashmë lulishte, kryerja e punëve në rrugën “Muharrem Fejza” si dhe aksione tjera në kryeqytet , si me largimin e reklamave të vendosura pa leje dhe largimin e terasave ilegale të disa lokaleve, që ua kthen shpresën qytetarêve të kryeqytetit se premtimet e dhëna nga qeverisja e re komunale do realizohen me sukses.

Siç shkruan Drejtori , Florian Dushi në rrjetin e tij social gjatë ditës së djeshme është rrënuar konstruksioni dhe është liruar hapesira publike e uzurpuar në rrugen Fazli Grajqevci,saktesisht hapësira prapa Qendrès Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet.
Këto hapèsira me vite të uzurpiara , e thotë ai , si dhe raste të tjera të ngjashme në të ardhmen do të lirohen dhe do t’iu kthehen për shfrytëzim gytetarève të Prishtines.


Aksionet vazhdojné Premtimet po realizohen / Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]