fbpx

FLOW – suprizon me projektin e ri ‘Një gotë’

nga Revista Kosovarja

I riu, Florent Sinani, tashmē i njohuri në botën e muzikës me emrin FLOW këto ditë lansoi projektin më të ri ‘Një gotë’, këngë e klip i realizuar në mënyrë perfekte, andaj dhe pëlqimet që në fillim nuk po mungojnë.

Kënga ‘Një gotë’ është realizuar me tekstin e shkruar nga Bardhi, muzikën nga Qelik Lipa, Studio SBS Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Ju kujtojmë se klipi është realizuar në itali, Venezia dhe Triest nga Munich Films. Vlen të përmendim se në klip , reperi i ri Flow ka angazhuar edhe njè modele të njohur gjermane tek shton kurreshtjen me sharmin e bukurinë e saj .

Ky është klipi i gjashtë i reperit të ri Flow, i cili me performancat e tij të veçanta që tani ka rrëmbyer zemrat e gati se çdo shqiptari gjithandej.

Sukseset e klipeve paraprake si ‘Ferrari’ , ‘Djali nga Kosova’ , ‘Seniora‘ e bënë që Flow të mos ndalet dhe të vazhdojë më me përkushtim në projekte të reja.

Planet e tij janë të shumta, por, Flow për momentin nuk preferon të zbulojë diçka, por premton që do t’vi me shumë surpriza dhe se nuk do ndalet.

I ri po, vokal të veçantë po, talent po, pse t‘ mos vazhdojë dhe të sjell surpriza të reja. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]