fbpx

Fotografi nga dekorimi i Mehajt në rezidencën e Ambasadorit gjerman, Kurti e Hovenier ndër të ftuarit

nga Revista Kosovarja

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është dekoruar dje me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë, nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ceremonia është mbajtur në rezidencën e ambasadorit gjerman, dhe në të kanë marrë pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Kënaqësi të isha pjesë e ceremonisë ku Ministri ynë në largim i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u dekorua me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë. Ministrin Mehaj e falenderova për kontributin e madh, ndërsa Ambasadorin Rohde për mirënjohjen”, ka shkruar Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]