fbpx

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova vendoset brenda Parlamentit Evropian

nga Revista Kosovarja

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është vendosur në muret e Parlamentit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka publikuar fotografinë e Rugovës në llogarinë e saj në Facebook, duke shkruar “Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”.

Rugova admirohej për ndjekjen e një politike rezistencë paqësore ndaj sundimit serb – në kohën kur shpërbërja e Jugosllavisë po shkaktonte luftëra të përgjakshme në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të viteve 1990.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, dhe ka  vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]