Fotoja e mësipërme është e fundit e Ismail Kadares.
Kafja e fundit ishte të hënën e 24 qershorit 2024.
“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës” shkruan botuesi Bujar Hudhri teksa poston një foto me të.
Për shkak të moshës përpiqej të ishte i tërhequr por megjithatë gjithmonë ishte i gatshëm për të takuar admiruesit e tij, të mëdhenj e të vegjël, t’u firmoste një autograf apo dhe të realizonin një foto si kujtim se jetuam në kohën e shkrimtarit të madh të gjallë Ismail Kadare.