fbpx

Kështu ngushëllohet 15-vjeçari me kancer nga vëllau më i vogël

nga Revista Kosovarja

Një imazh tronditës që tregon një djalë 15-vjeçar, i cili vuan nga kanceri, teksa ngushëllon vëllain e tij që ka qenë pasi i tregoi se do të vdiste së shpejti, ka përlotur shumë njerëz.

Adoleshenti, i quajtur Ian, u diagnostikua me osteosarkoma, një lloj kanceri i kockave, në vitin 2019.

Pasi iu nënshtrua një operacioni dhe për një muaj tjetër bëri kimioterapin familja e tij u gëzua kur mori vesh se kanceri nuk ishte i madh.

Por, gëzimi nuk zgjati për shumë kohë, pasi në vitin 2021 ata zbuluan se sëmundja ishte rikthyer. Jo vetëm kaq, ishte përhapur në të gjithë trupin e tij.

Ianit dhe familjes së tij është thënë se nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.

Kur Ian ndau lajmin e tmerrshëm me vëllain e tij më të vogël, Peter, mosha e të cilit nuk dihet, ai shpërtheu në lot.

Por Ian, duke treguar guximin e ngushëlluar dhe i kërkuar falje që nuk mundi dot kancerin.

Një foto malngjyese e dy fëmijëve në postua në Facebook nga një burrë nga Oregon, i quajtur Banjemin Elliott, lidhja e të cilit më Ian dhe Peter nuk dihet.

Fotoja tregon Ian duke shtrënguar në krahë vëllain e tij të vogël, ndërsa i jep një puthje në ballë. Ndërkohë Peter ka shpërthyer në lot.

“Pa folur, kjo foto përcjell një mesazh më të fortë se sa fjalët”, ka shkruar Benjamin në mbishkrim.

Benjamin tha se Ian filloi të qante pasi mësoi se shpejti do të vdiste, por jo sepse ishte i frikësuar.

“Në fakt, ai nuk ishte i frikësuar,” vazhdoi ai.

“Ian qau sepse, siç tha me fjalët e tij, “Unë dua të bëj vetëm një gjë të mirë në botë para se t’ju lë të gjithëve.”

Përdoruesi i Facebook shtoi se Ian zgjodhi t’i tregonte vetë miqve dhe vëllait të tij se kanceri ishte përhapur në gjithë trupin dhe nuk kishte asgjë për të bërë, shkruan Daily Mail.

Ian ishte ai që tregon se kjo nuk do të thotë dhe të priste, por do të jetojë në ditën e tij të fundit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]