fbpx

“Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”/Ky është reagimi i Arbana Osmanit

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram që i sugjeroi të ftojë Lori dhe Sara Hoxhën në emision. Komentuesi shkruan: “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas.”

Arbana reagoi me elegancë duke thënë: “S’ka nevojë për citate 🙂 Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time, se e kanë derën gjithmonë të hapur.”

Përgjigjja e Arbanës tregon lidhjen që ajo ndan me familjen Hoxha, me të cilën ka bashkëpunuar për vite me radhë për projekte televizive të rëndësishme si Big Brother VIP Albania.

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët zbulojnë se personazhet ende kanë raport të mirë me njëra-tjetrën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]