fbpx

Fushë Kosovë, një person sulmoi fizikisht gruan e tij dhe më pas e hodhi nga dritarja

nga Revista Kosovarja

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur ditën e martë në Fushë Kosovë.

Policia njofton se një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e më pas e ka hedhur edhe nga dritarja.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu i dyshuari gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, prindin dhe vëllain, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]