fbpx

Futbollisti i jep fund karrierës pasi i dhuroi mamasë mëlçinë

nga Revista Kosovarja

Robert Peric-Komsic, ish-lojtar i skuadrës kroate të divizionit të dytë, Cibalia që prej vitit 2020 ka bërë një veprim që shënjon padyshim jetën dhe karrierën e tij dhe jo vetëm. Përpara pak muajsh ai nuk u mandua dyherë, braktisi përfundimisht futbollin për t’i dhuruar 70 % të mëlçisë nënës së tij të sëmurë.

Sot ai sjell në kujtesë ato momente të vështira:

“Në momentin që e kuptova se nuk kishte asnjë alternativë tjetër, bëra valixhet dhe u nisa. Mamaja ime më ka dhuruar jetën dhe unë ia zgjata asaj”, deklaron ish-futbollisti.

“Shkoi gjithçka mirë, si operacioni ashtu edhe faza e rikuperimit. Mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 viteve betejë”, shton Robert.

23-vjeçari kroat i lindur në Sarajevë ka luajtur përpara disa vitesh edhe me fanellën e Kombëtares U-19 të Kroacisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]