fbpx

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare së shpejti baba për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla, do bëhet baba për herë të parë.

Ai ka ndarë lajmin e ëmbël me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Kumbulla ka publikuar një fotografi bashkë me partneren e tij Greta ku mbanin një fanellë me numrin 24 në të cilën shkruhet “Papa”.

“Je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe babi po të presin dhe të duan shumë”, ka shkruar në mbishkrim futbollisti.

Ne i urojmë mbarësi në shtatzëni bashkëshortes së Marashit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]