fbpx

Futbollisti Lirim Kastrati uron të dashurën për ditëlindje: Jeta ime, të dua

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e dashura e futbollistit të njohur shqiptar, Lirim Kastratit, Angela Simac.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim i veçantë nga i dashuri, me të cilin po shijon lidhjen prej më shumë se një vit. I njëjti ka hedhur një postim në InstaStory, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me partneren e tij kroate.

“Urime ditëlindjen jeta ime. Të dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Të njëjtit këtë vit janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, së cilës nuk ia kanë zbuluar akoma emrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lirim Kastrati (@lirimkastratti)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe bukuroshja kroate jetojnë së bashku që një kohë.

Duket se njohja e tyre nisi në Kroaci, meqenëse Kastrati është pjesë prej shumë vitesh e Dinamo Zagreb.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]