fbpx

Fytyra e Kurtit në ambalazh të birrave

nga Revista Kosovarja

Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur edhe një lloj pije alkoolike që mban në ambalazh fytyrën e kryetarit të VV’së, Albin Kurtit.

Ndërkaq, në pjesën e përqindjes së alkoolit, është vendosur 61%, aq sa po pretendojnë akterë të këtij subjekti politik se do i marrin në zgjedhje.

Diçka të ngjashme para disa ditësh e kishte bërë edhe një përkrahës tjetër i Vetëvendosjes, i cili e kishte vendosur fotografinë e Kurtit në veturën e tij.

Kryetarit të VV’së iu pat rezervuar hapësirë edhe në hymjen e shtëpisë së një simpatizanti tjetër.Kurtit, përgjatë ditës së sotme, iu është bërë e ditur nga PZAP’ja se ankesa për kandidim si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është hedhur poshtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]