Fitues nuk janë ata njerëz që nuk dështojnë asnjëherë, por ata të cilët nuk dorëzohen kurrë.
Dy janë mëkatet më të rënda të njeriut, e prej tyre rrjedhin gjithë të tjerat me radhë: padurimi dhe mosveprimi.
Kam lexuar në shumë libra ku personazhet sakrifikojnë lumturinë e tyre për të tjerët.
Kur ata bëhen të lumtur nga lumturia e të tjerëve.
Por, me keqardhje mund ta them se ende nuk kam takuar një njeri të tillë.
Të tillët mund t’i gjesh veç në libra, në përralla, në ëndrra…
Prandaj, më pëlqejnë librat, sepse aty është botë tjetër, krejt tjetër nga ky realitet yni, nga kjo botë jona që po e jetojmë.
Siç thoshte Dostojevski: “Ne i vrasim të gjithë në jetë, miku im.
Disa i vrasim me plumba, disa me fjalë, një tjetër me vepër e dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë, me gjëra që duhet t’i kishim bërë”.
Më të rëndësishëm për ne janë ata persona që në mungesë të tyre na bëjnë ta shohim botën bardhë e zi.
Jeta nganjëherë të mërzitë.
Atë që e do s’mund ta kesh.
Ajo që e ke nuk të bën të lumtur.
Ajo që të bën të lumtur nuk është përgjithmonë.
Ajo që është përgjithmonë të mërzitet.
Nuk është e thënë të jetë vetëm dashuria.
E, dashuria është diçka tjetër.
Diçka krejt tjetër…