118
Ganimete Jashanica nuk është nga ato këngëtare që përditë e pushtojnë ekranin, pasi ka zgjedhur të shfaqet rrallë e për mallë.
Megjjthatë, sa here që ajo vjen me ndonjë këngë ose projekt të ri, vjen me shumë ëmbëlsi, shkruan “Kosovarja”.
Ganimetja sërish do të shfaqet në projektin e përvitshëm të produksionit “Polifonia”, ku do të prezantohet edhe me veshje tradicionale, që i shkojnë shumë.
Siç mund ta shihni edhe në këtë foto, këngëtarja po duket bukur, e kuruar me kujdes dhe mjaftë e freskët në paraqitje. /Kosovarja/