fbpx

Gashi: Nuk do të ishte keq që Gjykata Speciale t’i lirojë të akuzuarit e ta marrë Kurtin

nga Revista Kosovarja

Analisti Shkëlzen Gashi, duke komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ka deklaruar të mërkurën se “mbrojta e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gati veçse e mohoi që klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së”.

Gashi tha se mbrojtja e Thaçit madje e mohoi edhe ekzistencën e këtyre strukturave.

“Për më keq, për akuzat që Gjykata Speciale po ia ngarkon Hashim Thaçit, mbrojtja e hodhi përgjegjësinë te Zyra e UÇK-së në Prishtinë dhe te shefi i saj Adem Demaçi”, shkroi ai në Facebook.

Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurtit “për 20 vjet ia keni mohuar përkatësinë në UÇK, e sot po tentoni që Zyrës së UÇK-së ku bënte pjesë edhe Albin Kurti, me ia hedhë krejt përgjegjësinë”.

Për më tepër, Gashi u shpreh se “nuk do të ishte keq që Gjykata Speciale t’i lirojë të akuzuarit e ta marrë Kurtin”.

“Meqenëse Shefi i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë qe pesë vite, ndoshta nuk do të ishte keq që Gjykata Speciale t’i lirojë të akuzuarit e ta marrë Albin Kurtin”, shtoi Gashi.

“Të paktën, Albin Kurti do ta mbronte UÇK-në në Hagë në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e pat mbrojtë në Pozharevc”, vijoi ai, teksa publikoi intervistën e Kurtit pasi ishte liruar nga burgu në Serbi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]