Sikurse duke u futur në Kuvend, as duke dalur nga aty Albin Kurti nuk foli asnjë fjalë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk u ndal për t’iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me konsituimin e Kuvendit që s’po ndodh ende.
Gazetarët, përveç kompromisit për kryetarin e Kuvendit, e pyetën atë edhe nëse do të ndalej ndonjëherë që të fliste.
Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca tha se e kanë emrin e njëjtë, atë të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa e mori fjalën në fillim të vazhdimit të seancës konstituive sot. Por tha se propozimi nuk do të hidhej në votim pasi dështoi të kalonte dy herë të shtunën.
“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept duhet ta kishte edhe kryetari i Kuvendit. Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi, mirëpo kjo e njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, tha ai.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e atë dhe e thirri vazhdimin e saj për të mërkurën në orën 10;00.