fbpx

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u bëjnë thirrje të gjithëve të vaksinohen

nga Revista Kosovarja

Një pjesë e madhe e estradës tashmë janë vaksinuar.

Ditën e sotme edhe Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

Këtë e kanë bërë të ditur të dy përmes publikimit të fotografive në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

Këngëtari gjithashtu ka bërë thirrje që edhe të tjerët të vaksinohen, derisa tregon se ai ka marrë Pfizer.

Në anën tjetër, Eni Koçi ka treguar se i ka shumë frikë gjilpërat, por që pavarësisht kësaj ajo ka vendosur ta marrë, ndërsa u bën thirrje të gjithëve të vaksinohen, e mos të merren me teoritë që fliten rreth vaksinave.

Ndryshe, Eni dhe Genci ka vite që janë bashkë, ku ka dy vite që janë fejuar, dhe tanimë çifti kanë zgjedhur Tiranën për të bashkëjetuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]