fbpx

Gënjeshtra më e bukur e 1 Prillit shpallet ajo e Jill Biden

nga Revista Kosovarja

1 Prilli e ka gjetur në një udhëtim pune në Kaliforni Zonjën e Parë të SHBA-ve dhe stafin e saj. Meqë ishin për në fluturim, ajo kishte menduar të organizonte një shaka për udhëtarët në avion.

Kur të gjithë i hipën avionit për t’u nisur, një stjuardesë me emrin Jasmina, e veshur kokë e këmbë me të zeza, ju vjen për t’u shpërndarë ëmbëlsira.

Të gjithë ranë pre e mashtrimit, derisa poshtë maskës, u zbulua që fshihej Jill.

Vetë ajo e ka zbuluar rrengun, pasi askush nuk arriti ta njihte. Një grua me shumë fantazi, me siguri stafin dhe popullin e saj e presin surpriza shumë të bukura përpara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]