fbpx

Gent Cakaj kërkon me urgjencë sigurim të plazmës së gjakut për babain

nga Revista Kosovarja

Babai i ish-ministrit të Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe Europë, Gent Cakaj, është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-19, ndaj po kërkohet me urgjencë sigurimi i plazmës së gjakut për grupin A pozitiv.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gent Cakaj, përmes një postimi në facebook, ku thotë se ndihmuesit e mundshëm të lajmërohen në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK në emër të babait të tij Shkëlzen Cakaj, njofton Klan Kosova.

”Të nderuar miq,
I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!
Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!
Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!
Sinqerisht,
Genti”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]