fbpx

Genta Cana bëhet nënë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Prezantuesja e njohur e Klan Kosova, Genta Cana është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën kanë vendosur ta quajnë Sparta.

Lajmin e ka ndarë në rrjete sociale përmes fotografive me vajzën e madhe, Ella dhe bashkëshortin, arkitektin Nol Fetoshi.

Genta gjatë periudhës së shtatzënisë thuajse deri në javët e fundit nuk i është ndarë punës në ekran duke ia dalë suksesshëm që të gjejë balancat mes familjes dhe profesionit.

Spartës i urojmë shëndet e jetë të gjatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]