fbpx

Gerti Beqiraj shqiptari që krijoi Maison Kager brendin e parfumeve luksoze

nga Revista Kosovarja

Maison Kager, është marka e parfumeve luksoze që po mahnitë botën e parfumerisë, e cila deri më tani ka prezantuar me krenari dy krijimet e saj më“Kali” dhe “Capri”. Këto aroma unike janë fryt i pasionit dhe përkushtimit të shqiptarit Gerti Beqiraj, i cili jeton dhe krijon në Zvicër.

No description available.

Për realizimin e këtyre parfumave, Maison Kager bashkëpunoi me një nga emrat më të njohur të parfumerisë botërore, Andreas Ëilhelm, mjeshtri që ka firmosur aroma për brende të famshme si Xerjoff, Tom Ford, dhe shumë të tjera. “Kali” dhe “Capri” përfaqësojnë një udhëtim ndjesor, ku artizanati i sofistikuar takon pasionin për aromat e papërsëritshme.

Suksesi i këtyre dy parfumave është vetëm fillimi: aktualisht po punohet për krijimin e parfumit të tretë nga Maison Kager, i cili do të mbajë emrin intrigues “Cabana”.

Me një dashuri të pakufishme për botën e aromave dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm për cilësinë, Gerti Beqiraj dhe Maison Kager pritet të bëhen një nga emrat më të respektuar në industrinë e parfumerisë luksoze.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]