fbpx

Gërvalla alarmon Këshillin e Sigurimit të OKB’së për luftë: Ballkani sërish mund të bëhet i errët

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla sot gjatë seancës të Këshillit të Sigurimit të OKB’së ka folur për luftën e fundit në Kosovë, agresionin serb dhe rrezikun të cilit po i kanoset sipas saj Ballkani.

‘’Kosova ka rezistuar derisa jemi detyruar të mbrojmë familjet tona në një luftë brutale. Kosova i mbijetoi sulmit krejtësish të qartë dhe shkatërrues të Serbisë. Ky agression na ka treguar se drejtësia do të mbizotërojë. Më lejoni të kujtoj krimet e tmerrshe, në masakrën e Mejës…’’

‘’Urrejtja ndaj kombit tonë, është ende e gjallë dhe jeton. Në vend se të pajtohemi për të kaluarën, ata vazhdojnë të destabilizojnë rajonin. Në shtatorin e kaluar, Vuçiq e kërcënoi vendin tonë me luftë. Ambasadori rus kërcënoi edhe Bosnjën me luftë. Ekipet tona policore janë bërë shënjestër e plumbave e gurëve nga territori serb. Ai e aletatët e tyre po rrezikojnë konfliktin në Ballkan. Serbia e Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi kryesor. Nëse nuk e mbyllim atë kuti pandore, Ballkani prap mund të bëhet i errët’’, tha ajo.

‘’Kosova e vendet në rajon duhet të mbrohen nga Serbia.’’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]