fbpx

Gërvalla: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia e Kosovës është punë e kryer

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviq në mbledhjen e sotme të KS të OKB, ka thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur.

“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla, duke u përgjigjur në fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili ka thënë se ka thënë se “projekti i Republikës së Kosovës po shkon drejt dështimit”.

Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar të bëmat e Serbisë fashiste mbi shqiptarët, ndërkaq ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.

“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin – duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë”, tha Gërvalla.

“Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël por i posaçëm. Jemi të vegjël por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”, tha ajo.

Gërvalla ka deklaruar se Serbia duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin dhe sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, vendi ynë mbetet i hapur që me gjithë dëmin që ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re.

Gërvalla në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, tha se raporti i UNMIK-ut, në një nga pesë temat, flet edhe për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë nga një regjim vrastar serb.

Ajo tha nënat tona kërkojnë të dinë se ku i kanë fëmijët e tyre të pafajshëm, duke shtuar se si është e mundur që Serbia nuk ka ndjenja për këtë çështje.

“Si është e mundur që Serbia nuk ka kurrfarë lloj ndjenje për këto nëna, për fëmijët e tyre. Nuk po flaim për ngjarjet e shekullit të 19, nuk po flasim për luftën e parë botërore apo luftën e dytë botërore, po flasim dhe është një memorie e gjallë, viktimat që kanë mbijetuar janë kryesisht ende gjallë. Edhe shumica e atyre që kanë kryer këto vepra të paarsyeshme që kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima janë ende gjallë, ata gëzojnë jetën e tyre në Serbi e tjetërkund dhe shpesh herë edhe përmenden e përgëzohen për ato ngjarje. Tani imagjinoni shifrat për vendet e juaja. Këto viktima do të ishin 1.2 milionë rus të vrarë brenda një viti, 2. 6 milionë amerikan që do të ishin vrarë brenda një viti, do të thoshte 11. 6 milionë kinez të vrarë në Kinë për më pak se një vit, dhe bota ka parë se vetëm pak nga këta kriminel janë ndjekur, në shumicën e rasteve për sy e faqe dhe janë shfajësuar”, tha ajo.

Gërvalla shtoi se Serbia i ka bërë të të gjitha këto dhe as nuk e ka pranuar që krimet më të mëdha në tonë evropiane, pas Gjermanisë naziste janë në kryer në emër të Serbisë së madhe në pak dekadat e fundit.

“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet dhe të bëhet komb i civilizuar e evropian. Serbia e ka kaluar një periudhë të errët, një mendësi mesjetare e kthyer nga e kaluara dhe ajo që e ka çuar Serbinë në racizëm e fashizëm në fund të viteve të 90-ta. Ne jemi krejtësisht të bindur që kur Serbia t’i pranojë këto fakte, nëse e adreson të kaluarën e vet të rrezikshme të destabilizimit dhe kur të ndalet nga ndërhyrja në vendet fqinje atëherë do të ketë potencial të stabilizojë sjelljen e vet dhe të bëhet vend normal dhe që fqinjët mos ta konsiderojnë bombë me sahat. Kur të arritën të gjitha këto, Serbia do të bëhet mbase vend i ndërlikuar por jo i rrezikshëm dhe atëherë do të mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Serbia duhet ta bëjë këtë dallim, t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin. Sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, ne do të dalim nga situata. Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimit të saj, gërvalla tha se në Kosovë do të bëhet reformë në drejtësi, investime dhe se do të ketë sundim të ligjit, duke shtuar se këtë e kanë kërkuar qytetarët me votën e tyre,.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]