fbpx

Gërvalla dje ‘Asociacioni ka vdekur‘ ,sot – S’jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka refuzuar të deklarohet për draft statutin e Asociacionit, pikë kjo e “nxehtë” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë mbajtjes së Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, i organizuar nga MPJD, Gërvalla u pyet për këtë çështje që siç duket e nervozoi.

Gërvalla nuk pranoi të deklarohej, duke e quajtur industri të thashethemeve publikimin e draftit të Asociacionit.

Ajo tha se si ministre nuk ka publikuar asgjë, prandaj nuk është përgjegjëse.

“Ju të mediave e dini më mirë se si i merrni e nga i merrni. Unë si ministër e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft. Gëzohem nëse mediat gëzohen për këtë pjesë shumë të rëndësishme të qytetarëve tanë që munden të kontribuojnë. (iu referohet forumit ndërkombëtar “Ulpiana”). Kur dikush nuk thotë as po, as jo, nuk mundeni të interpretoni në një drejtim. Nuk është fer dhe nuk është serioze. Unë nuk kam publikuar asnjë draft dhe nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve.”- tha Gërvalla.

https://www.facebook.com/watch/?v=1361423151447909

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]