fbpx

Gërvalla godet Ramën: Të mos sillet si i dërguar i BE’së, Shqipërinë e kemi shtet motër

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla komentoi përplasjen Rama-Kurti pas dërgimit nga Rama të draftit për asociacionin.

Gërvalla u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë. Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]