fbpx

Gërvalla ia ndalon komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin, Musliu-Shoshi: Kjo është skandaloze dhe zhgënjyese

nga Revista Kosovarja

Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu Shoshi ka thënë se ministrja e jashtme Donika Gërvalla, ia ka ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin. E gjithë kjo sipas Musliu-Shoshit është skandaloze dhe zhgënjyese për Kosovën.

“E zeza e këtij vendi nuk ka të ndalur! Nuk ka më skandaloze e zhgënjyese për Kosovën! Në kohen kur Republikës së Kosovës i duhet më së shumti aktiviteti diplomatik për të plasuar të vërteten e saj, kryediplomatja Gervalla ia paska ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin”, ka shkruar Musliu-Shoshi, në Facebook.

Postimi i plotë i Musliu-Shoshi:

E zeza e këtij vendi nuk ka të ndalur! Nuk ka më skandaloze e zhgënjyese për Kosovën!

Në kohen kur Republikës së Kosovës i duhet më së shumti aktiviteti diplomatik për të plasuar të vërteten e saj, kryediplomatja Gervalla ia paska ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin.

“ Në raportin e rregullt javor (16-20 tetor) të ambasadave të Kosovës që dorëzohet në MPJD, shkruan që Amb. Faruk Ajeti në Berlin ka pasur instruksione nga Ministrja Gëvalla që të ndaloj çdo komunikim përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë.”

Kjo qasje tregon atë që e kemi thënë deri me tash: Kosova nuk ka politikë të jashtme! Ka diplomaci të fjetur dhe nuk ekziston si temë në tryezat ndërkombëtare.

A thua Vjosa e Albini a kanë ndonjë koment!!!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]