fbpx

Gërvalla në Riad e ftuar nga Sekretari Blinken dhe princi i Arabisë Saudite

nga Revista Kosovarja

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, është nisur për vizitë zyrtare në Riad, të Arabisë Saudite.

Ajo ëhstë e ftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken dhe Princi i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, për të marrë pjesë në Konferencën Globale të Koalicionit kunder DAESH/ISIS.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Republika e Kosovës, përfaqësuar nga Gervalla-Schëarz, shpreh angazhimin e saj të palëkundur për të përforcuar përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Kjo vizitë thekson vendosmërinë e Kosovës për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit global dhe promovimin e vlerave të njerëzimit”, shkruan në deklaratë.

Sipas MPJD-së, pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të demonstruar rolin e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të konfirmuar përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]