Pak kohë para rinisjes së seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvalla, ministre në mandatin e kaluar qeveritar, tani deputete e zgjedhur, tha se nëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë gati të mos bllokojnë, atëherë ndodh konstituimi.
“Do të shohim se sa do të jetë në gjendje opozita ta respektojë procedurën dhe të mos bllokojnë”, deklaroi Gërvalla.
Gërvalla nuk dha informacione nëse Vetëvendosje ka arritur ndonjë marrëveshje me subjektet politike që votuan kundër Raportit të komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, më 15 prill.