fbpx

Gërvalla për Al Jazeera: Përparimi në dialog vetëm me njohje, Serbinë do ta padisim për gjenocid

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një intervistë për Al Jazeera, ka deklaruar se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i mundur vetëm me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu ka thënë se Prishtina do ta padisë Serbinë për gjenocid, sapo të bëhen dhe të kryhen përgatitjet e duhura, tha sapo të jenë gati përgatitjet.

“Kosova duhet ta njohë Serbinë dhe Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Vetëm kur të pajtohemi dakord për këtë, ne mund t’i zgjidhim të gjitha çështjet e tjera në mënyrë dypalëshe,” tha Gërvalla.

Gërvalla përsëriti se Prishtina ka në plan të padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne duhet të bëjmë përparim dhe kjo është e mundur vetëm nëse i qasemi seriozisht dialogut, sepse të gjithë, madje edhe Serbia, e dinë se njohja reciproke është në qendër të tij”, tha ajo.

“Ne do ta bëjmë këtë kur të përfundojmë përgatitjet”, tha ajo, duke shtuar se “agresori duhet t’i afrohet viktimës dhe të kërkojë falje për krimet e kryera”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]