fbpx

Getinjo mbetet pa tekst pasi mëson se fansja e ka quajtur vajzën e saj “Getinja”

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Ai ka me mijëra fansa dhe është i ndjekur nga një numër i madh prej tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperi nga Ferizaj publikoi për ndjekësit e tij një mesazh që kishte marrë nga një fanse, e cila i kishte shkruar atij simpatinë që ka për të.

Madje në mesazhin e dërguar në InstaDirect, fansja i kishte treguar atij se ka lindur dy vajzave, njërën prej të cilave e ka quajtur Getinja në nderim të tij.

Kjo gjë e ka lënë pa gojë reperin e hitit “Tony Montana”, i cili ka publikuar një emoji të habitur në mbishkrimin e mesazhit të ndarë me ndjekësit.

Getinjo po vazhdon përndryshe të jetë mjaft aktiv këtë verë me projekte muzikore dhe koncerte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @getinjo

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]