72
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Aleksander Moisiu” në Gjakovë, pasditen e djeshme.
I dyshuari kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, teksa kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
Kurse edhe në fshatin Marmullë të kësaj komune, një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën e njëjtë penale.
I dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar lëndime trupore. Mësohet po ashtu se edhe ky i dyshuar kishte qenë në ndikim të alkoolit.