Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast të dhunës në Gjakovë.
Sipas policisë së Kosovës, një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila pastaj është dërguar në repartin e psikiatrisë për rehabilitim.
“Gjakovë 03.02.2021-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktima femër kosovare e cila është dërguar në repartin e psikiatrisë për rehabilitim. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.